Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e Fetusit

Pershendetje Dr. Keta. Jam ne javen e 35 te shtatezanise dhe pyetja ime eshte se a eshte normale qe ndonjehere kur jam shtrire ndjeje levizje te fetusit ne anen e majte te stomakut sikurse tik-taku i ores ose rrahjet e zemres. Gjithashtu me intereson te dije qe ne kete moshe te shtatezanise a eshte normale qe ndonjehere gjate nates kam dhimbje te shpines dhe fundit te barkut(jo dhimbje te forta), dhimbje te cilen mund ta pershkruaj sikurse ato dhimbjet gjate ciklit menstrual ( ne diten e pare te ciklit). Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet tuaja.

Iliriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iliriana.

Lëvizjet e bebit në javën e 35-të fillojnë të bëhen më të lehta, për shkak të madhësisë së tij dhe hapsirës së pa mjaftueshme ose edhe për shkak të pozicionit të lindjes. Pusacionet si tik-taku i orës kur je shtrirë në kurriz, janë pulsacione të aortës abdominale të cilat ngatërohen me lëvizjet apo rrahjet e zemrës fetale. Dhëmbjet e shpinës dhe fundit të barkut, të lehta ashtu siç përshkruan, janë normale për këtë moshë shtatzënie. Qëndrimi i shtrirë anash majtas, bën që bebi të ndihet mire. Por edhe edemat e lehta që mund të paraqiten në këtë moshë të shtatzënisë tek ty, evitohen nga ky qëndrim. Gjithashtu, ky qëndrim mund të evitojë në masë të madhe dhëmbjet e mesit, të cilat shkaktohen si rezultat i lordozës (futja nga brënda e kolonës vertebrale) e cila krijohet nga rritja e barkut.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti