Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjirit dhe lëvizjes së bebit

Pershendetje doktoreshe Moza, une quhem Blerta edhe jam ne muajin e 9 te shtatzenise, dita dites pres te lind. Me shqeteson shume gjiri nuk eshte rritur shume, gjithashtu me shqeteson edhe levizja e bebit nuk leviz shume, ju lutem pergjigjuni sa me shpejte me shume respekt, Blerta.

Blerta Enesi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta.

Në muajin e fundit të shtatzënisë, komunikimi me mjekun duhet të jetë çdo javë, por mund të komunikohet edhe sa herë shtatzëna ndjen se diçka nuk shkon mirë. Shprehja se bebi nuk lëviz shumë, nuk më shkon. Në një rast të tillë menjëherë duhet të kontaktohet menjëherë gjinekologu.

Sasinë e domosdoshme për sasinë qumështin të gjirit, nuk varen vetëm nga madhësia e tij. Por edhe nëse nuk do të jetë i mjaftueshëm, ushqimet alternative janë plotësues shumë i mirë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti