Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma

Pershendetje doktoresha Mimoza, une jam Linda, jam 22 vjeçare, desha te bej nje pyetje. Pas nje vizite te gjinekologu per shkak te sekretit, ne tetor te vitit te kaluar dhe pas analizave te bera konstatuan qe kam ureaplazmen, ne fillim perdora azotromicin edhe betadine vaginaleta, pas nje muaji e perserita analizen dhe prape ishte bakteria e pranishme, pastaj perdora vitagyn vaginaleta, pas 2 muaji prape e perserita analizen, dhe ishte bateria e pranishme, pastaj perdora claritromicin dhe polygynax vaginaleta. Jam shume e shqetesuar sepse kam degjuar qe mund te shkaktoje sterilitet. Te fejuarin e kam jashte Kosoves dhe marredhenie nuk kam pas qe nga gushti i vitit te kaluar, keto dite duhet te shkoje edhe njehere ne kontrolle ta beje analizen, po frikesohem shume qe e kam ende ureaplazmen, sepse prape kohe pas kohe kam sekrecione, nese ende egziston ajo qka po me preferoni ju doktoreshe e nderuar? Ju falemnderit shume, pres me padurim pergjigjen tuaj!

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Ureaplazma është bakter normal i florës gjenitale (rreth 70%), si tek femrat ashtu edhe tek meshkuj. Në kushte të caktuara mund të jetë shkak i një uretriti tek meshkujt, i infertilitetit për të dy sekset. Në se është i pranishëm në shtatzëni, mund të shkaktoj korioamnionit, lindje parakohe dhe tek i porsalinduri mund të japë komplikacione. Nëse trajtimi i ureaplazmës bëhet normalisht, atëherë të gjitha pasojat janë të tejkaluara.

Mjekimi me tetraciklinë orale, për 7-të ditë është efikas. Nëqoftëse alternohet në trajtim me klindamicinë, është shumë më mirë. Specja ureaplazma ka rezistencë të shprehur, kundrejt eritomicinës. Edhe azitromicina dhe claritromicina, janë mjekim i vlefshëm. Këto trajtime mund të zgjasin nga 7-të deri në 10-të ditë, në varësi të shenjave klinike. Të njëjtin mjekim duhet të marrë edhe partneri mashkull, pasi është e vlerësuar se ky infeksion mund të shkaktoj sterilitet tek meshkujt.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti