Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjinekologjike

Prsh Dr. Faleminderit per prgj qe jepni...problemi im eshte se ka disa dite qe kam kruajtje ne pjesen e brendshme te vagines, nuk kam as puçrra as sekrecione me ere te keqe, vetem skuqje dhe lekure e irrituar, kam marre ne farmaci "vagisil" por nuk shikoj ndonje permiresim te dukshem. Ju lutem me tregoni pse me ndodh kjo? Me respekt Ilda.

Ilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda.

Nëse medikamentin e ke marrë në farmaci pa përshkrimin e mjekut, ke bërë gabim. Gratë/femrat sa herë që ndjejnë se diçka nuk shkon mirë me organet e tyre gjenitale apo traktin urinar, duhet të drejtohen tek mjeku gjinekolog për të kryer analiza dhe kulturë të sekrecioneve vaginale si dhe analiza apo kulturë të urinës. Vetëm analizat mund të përcaktojnë me saktësi diagnozën dhe medikamentin për shërim.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti