Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhësia e testikulit gjatë konceptimit

Prsh Dr. Flm per pergjigjet qe jepni... shqetesimi im eshte se une dhe bashkeshorti kemi vendosur te bejme nje femije eshte i pari... por me shqeteson nje fakt qe burri njerin nga testikujt e ka me te vogel se tjetrin, doja te dija nese eshte ky nje problem qe te mos ngelem shtatzene theksoj se sasia e spermes eshte normale. Me respekt, Adelajda.

Adelajda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Fertiliteti mashkullor varet nga shumë faktorë. Më kryesori është prodhimi i hormoneve që duhen për të nxitur rritjen e organeve të riprodhimit dhe për prodhimin e spermatozoideve. Spermatozoidët duhet të jenë të shëndetshëm dhe të aftë të arrijnë deri tek veza, të penetrojnë dhe ta fertilizojnë atë.

Me këtë dua të them, se çdo çift përpara se të marrë iniciativën për të filluar një shtatzëni, duhet të bëjnë këshillim parakonceptual. Midis të tjerave në këshillimin, rekomandohet që edhe bashkëshorti të kryej disa analiza dhe ekzaminime, midis tyre edhe spermogramën për të përcaktuar dhe vlerësuar aftësinë fertilizuese mashkullore.

Uroj t’ju realizohet sa më shpejt dëshira për shtatzëni.

/komuniteti