Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pirja e ujit pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, a eshte e demshme pirja e ujit pas lindjes, sepse kam degjuar qe eshte shkaktare i mbetjes se barkut te madh pas lindjes. A eshte e vertete? Flm per mirekuptim, te uroj pune te palodhshme.

Arbresha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbresha.

Nuk besoj se pirja e ujit pas lindjes, është shkak që barku të mbetet i madh. Në shumë studime për t’u dobësuar, rekomandohet pirja e ujit në sasi të mjaftueshme. Për të rikthyer gjëndjen e barkut si përpara shtatzënisë, rekomandohet dhënia e qumështit të gjirit, rregjim ushqimor, aktivitet fizik, gjimnastikë e muskujve të barku dhe gjimnastikë e muskujve të baçinit. Së fundi rekomandohet vullnet.

/komuniteti