Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Masturbimi dhe virgjiniteti

Vetem me intereson te di se sa jane mundesite e humbjes se virgjinitetit me masturbim?

Amra (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amra.

Masturbimi femëror mund të bëhet duke përkëdhelur klitorin, ose duke futur gishtat apo objekte në vaginë. Nëse në vaginë futen gishtat apo objekte, çarja e himenit me mundësi më të madhe ka ndodhur. Nëse himeni është elastik, ai mund të mos jetë çarë. Por himeni nuk çahet vetëm me marrëdhënie seksuale, me gishta apo me objekte të cilat futen me ndërgjegje në vaginë. Janë evidentuar edhe raste të çarjes së himenit tek vajzat, nga vendosja në vaginë një tampon për menstruacionet, ose gjatë spërkatës, ose kur hypën në pemë apo në kalë apo edhe në raste të tjera aksidentale.

A është çarë apo jo himeni nga masturbimi, për të përcaktuar atë që në gjuhën e përgjithshme popullore quhet humbje të virgjinitetit, mund ta verifikosh vetë ose mjeku gjinekolog.

Learta (12 vite më parë)
Ku mund te bej pyetje?

/komuniteti