Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes normale

Pershendetje, jam 27 vjeçare, e kam nje vajze 2 vjeç, e kam linde me prerje cezariane se nuk jam qel hiq, prape jam shtatzene kisha pas deshire femijen e dyte me e linde ne menyre normale. A do kem mundesi edhe qka me veprue qe me lind normal a eshte rrezik a jo? Faleminderit.

Lira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lira.

Pas një lindje me prerje cezariane, është shumë e mundur që gruaja të realizojë lindje normale natyrore. E thënë ndryshe, lindja natyrore mund të realizohet kur mungojnë arsyet e rënditura më poshtë, të cilat janë të mjaftueshme që mënyra e lindjes të zgjidhet me operacion. Ato janë:

- Rastet emergjente, kur lindjet natyrale paraqesin rrezik për jetën e nënës dhe të fëmijës.

- Lindja natyrale bëhet e pamundur kur;

· ka disproporcion cefalo-pelvik (baçini është i ngushtë ose bebi është i madh) duke bërë të pamundur daljen e foshnjës.

· kur rezulton se fëmija në momentin e lindjes është në një pozicion të papërshtatshëm për të lindur në mënyrë natyrale.

- Rastet e pengesave për daljen e fëmijës si;

· kordoni ombelikal.

· një cist në trupin e nënës.

· një keqvendosje e placentës etj.

- Për shkak të komplikacioneve, për të ruajtur shëndetin e nënës apo të fëmijës, në disa raste duhet të ndërpritet shtatzënia gjatë periudhës së shtatzënisë. Rastet mund të jenë kur vërehen sëmundje të diabetit tek nëna, gjendje të preeklapsisë, vonesë në rritjen fetale, kur nëna ka hemorragji, kur ka lindje binjakësh me probleme, apo kur nëna vuan nga ndonjë sëmundje etj.

Besoj se kam qënë e vleshme për ty.

Izaviki (11 vite më parë)
Cilat jan menyrat tjera se mundesh ta bartish kete smunje ?

/komuniteti