Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilin muaj jam?

Pershendetje dr edhe une ciklin e fundit e kam pasur 25/09/2010, kur mund te lindi femijen? Klm, flm.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Nëse data 25.09.2010, është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, sot për ty mbaron java e 33-të dhe nesër fillon javë e 34-të e shtatzënisë. Lindja parashikohet të ndodhë diku rreth datës 2 korrik 2011.

Të uroj shtatzëni të mbarë edhe këto 7-të javë deri në fund të javës së 40-të.

Linda pz (12 vite më parë)
Pershendetje dr moza jam linda pas nje vite perseri po te shkruaj tani djali i mbush 1 vite kam lind 25 qershor normal flm shume nga ju.tani pyetja eshte cikli pas lindjes ende nuk me ka ardh jam shume e lumtur pas dy vajzave kam djalin nuk kam plan per shtatezani por tani jam kohe pas kohe shume nervoz isha ne kontrroll te dr qe e kam percjell shtatezanin por ajo nuk me dha nje arsye pse nuk kam mestracione ajo deshi te pershkruaj ingjeksione por une djalin e ushqej me gji te lutem me fal qe e zgjata por jam e brengosur a mundem te jem ne depresoin pas edhe naten edhe diten nuk po mund te flej te mpuq djali im UBEJDI

/komuniteti