Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Influenca në shtatzëni

Pershendetje Dr.Moza. Jam ne javen e 34 te shtatzenise, dje bera nje vizite tek gjinekologu dhe sipas tij cdo gje shkon mire. Une kam tre dite qe jam me grip dhe me gryke dhe kam perdorur vetem ferveks dhe caj.Mirepo diten kur bera viziten tek mjeku ai vuri re qe une kisha dhe kolle dhe me tha te perdorja 3x1 ne dite Hinkoncil dhe 2x1 ne dite paracetamol codeine, pasi sipas tij trysnia e kollit mund te ndikoje ne hapjen e qafes se mitres. Ju lutem a mund te me tregoni se a mund ti perdor une keto ilace, sepse nje farmacist im i njohur me tha qe mos ti perdor sepse kane efekte tek fetusi. Ai me rekomandoi te perdor shurupin Herbion me mullage. Doja mendimin tuaj. Ju falenderoj nga zemra.

E.L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Preparatet që të ka rekomanduar mjeku gjinekolog, nuk duhet të përdoren në tremujorin e parë të shtatzënisë. Për periudhën tjetër të shtatzënisë, ato mund të përdoren sepse nuk kanë efekte anësore. Shurupi herbion, në përbërjen e tij është preparat bimor dhe nuk ka efekte anësore. Për një gjendje të thjeshtë gripale me pak kollë, nëse e kuptova mirë ankesën tënde, mendoj se më mirë është të përdorësh preparate bimore.

Të uroj shërim të shpjetë dhe shtatzëni të mbarë deri në lindje.

/komuniteti