Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjenitale

Jam 23 vjeçare dhe kam nje problem me gjakderdhje. Jam konsultuar me gjinekologun dhe kam dale me nje pucerr ne miter. Mjekohem me ovula por gjakderdhja vazhdon. Nuk jam shtatzene. Dua te di nga ju, cfare mund te bej per kete problem se jam shume e shqetesuar?

Esmeralda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esmeralda.

Së pari duhet vlerësuar se nga vjen gjakrrjedhja, nga kaviteti i mitrës, apo nga qafa e mitrës. Zakonisht, gjakrrjedhjet nga qafa e mitrës, ndodhin pas kontakteve seksuale. Në këto raste, i rëndësishëm është testi i Papanikolaut, për të konstatuar ndryshimet në qafën e mitrës. I rëndësishëm është edhe testi për infeksionin gjenital të klamidias. Nëse gjakrrjedhja vjen nga kaviteti i mitrës, ekzaminimi ekografik për të parë gjëndjen e endometrit dhe të vezoreve është i domosdoshëm. Mendoj se puçra ndodhet në qafën e mitrës. Diagnostikimi, është hapi i parë i trajtimit të sukseshëm. Cili është ai?

Të uroj shërim të shpejtë.

(12 vite më parë)
Nuk po e di a i thuhet keshtu shqip, Emboli pulmonare (emboli e mushkrive), nga kjo semundje kane vdekur 7 vajza te reja pas marrjes se pilules yasmin (bayer) ne vitin 2011....shume te tjera kane marrur kancer te qafes se mitres. Me vjen mire qe keni publikuar kete lajm, sepsa sa kam lexuar ketu ne forum, shume femra i blejne pilulat direkt na barnatore pa u konsultuar me gjinekolog, dhe pa i ditur kunderefektet
(12 vite më parë)
Ka edhe qe vdesin nga pilulat :-((((
Rubije (13 vite më parë)
Po cili eshte trajtimi ne kete rast???

/komuniteti