Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shije e keqe në gojë dhe acidi folik

Pershendetje. Jam ne javen e 17 dhe shqetesimi im eshte se kam shije te keqe ne goje, mbas cdo ushqimi. Si mund ta eleminoj pasi eshte shume e bezdisshme. Dhe nje pyetje te dyte, acidin folik e kam pire per tre muaj rresht, ndersa tani nuk kam me. Kam bere analizat dhe nuk kam ndonje infeksion apo anemi. A duhet te marr perseri acid folik apo jo? Ju faleminderit.

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Njohuri për dominimin e shijes së keqe në gojë pas ushqimit, të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/si-ta-tejkaloni-problemin-me-ndryshimin-e-shijes-gjate-shtatzenise-

Konsumi i acidit folik, rekomandohet të pihet disa muaj para fillimit të shtatzënisë dhe deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Më pas, ai nuk ka efektin për të cilin përdoret.

Më vjen mirë që shtatzënia ka ecuri normale. Uroj që kështu të shkojë deri në lindje.

/komuniteti