Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Faktori rhezus

E kam gjakun negativ dhe me sa po shoh ne nje pergjigje ke thene qe duhet ta marresh vaksinen mbrenda 72 oreve por tek ne zakonisht merren brebda 24 oreve pa marre parasysh a ka trasheguar femija gjakun tim. Ajo vaksine merret per antritrupa ne shtatzeni te dyte apo... ?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Nëse fëmija rezulton rhezus negativ, atëherë nuk ka arsye që nëna të bëjë imunoglobulinën antirhezus, nëse fëmija rezulton rhezus pozitiv, brënda 72 orëve pas lindjes, nëna duhet të bëjë imunoglobulinën antirhezus për të mbrojtur nga pasojat negative për fëmijën pasardhës. Kjo është praktika që ndiqet, në klinikën që unë punoj.

Të uroj mbarësi.

/komuniteti