Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në çfarë muaji jam?

Pershendetje, zonja Keta. Jam afersisht 24 jave ose ta them me sakte 23 jave e 4 dite. Periodat e fundit kane qene ne 2 dhejtor 2010. Ne cfare muaji i bie te jem, mund te kem hyre ne te gjashtin? Me respekt, Marsida.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Marsida, meqënese shtatzënia është 23 javë e 4 ditë, unë besoj se ti mund të bësh vetë një llogari të pëafërt se në cilin muaj je. 23 javë dhe 4 ditë i thonë se, shtatzënia është rreth 165-së ditë. Po ta pjestosh këtë me 30, del që shtatzënia është afërsisht në muaji 5-të plus 15 ditë. Besoj se t’u shua kurioziteti Marsida, megjithëse gabimi apo mos saktësia është evidente.

Por unë them se për mjekët dhe për gratë shtatzëna, ndjekja e ecurisë së shtatzënisë me muaj nuk është praktik. Mjekëve i volit ndjekja e shtatzënisë me javë, por them që edhe për gratë llogaritja me javë e shtatzënisë është llogari e pagabueshme.

Të uroj ecuri normale të shtatzënisë.

Marsida (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume!!!

/komuniteti