Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje! doja te dija se kur e kam ovulimin pasi periodat i kam te rregullta 25 diteshe duke quajtur dite te pare diten e pare te periodave. Po kalkulatorin e ovulimit ku mund ta gjej dhe si perdoret ne cilen dite? Faleminderit.

Denisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa.

Dita e ovulacionit, është mirë të përcaktohet nga vetë nëna. Duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual, çdo ditë në mëngjes, në të njëjtën orë, pa bërë asnjë lëvizje nga krevati, matet temperatura rektale/anusi. Në ditët e ovulacionit, temperatura rritet nga 37.5°C deri në 37.7°C. Kohëzgjatja e kësaj temperature, shkon dy-tre ditë. Këto janë ditët e ovulacionit, si ditë më të mundshme për të filluar një shtatzëni.

Të uroj sukses në fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti