Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Leja e pushimit të lindjes

Pershendetje gjinekologe! Une jam ne javen e 28 te shtatzenise. Dt e lindjes e kam me 6 gusht 2011 (Menstruacionet e fundit me 30.10.2010). Ne muajin e 9-te une hyj me Dt. 6 korrrik 2011, dhe ne javen e 37 me Dt. 16 korrik 2011. Duke qene se sipas ligjit, une lejen e lindjes ne pune e marre 40 dite para. Keto llogariten 40 dite para Dt. lindjes te caktuar nga doktori, apo 40 dite para hyrjes ne muajin e 9-te? Dmth une kur e marre? Ju lutem ma shpjegoni ne menyre te detajuar, sepse askush nuk po din te ma shpjegoje, dhe spo orientohem dot. Ju falenderoj shume per te gjitha pergjigjet qe me keni dhene, kane qene shume te rendesishme per mua.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Leja e lindjes fillon 40-të ditë para ditës së parashikuar për lindje. Elona, si ditë të lindjes duhet të llogaritësh ditën e 280-të nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual përpara shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti