Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, une jam ne muajin e peste te shtatzenise dhe nuk kam pasur marredhenie te shpeshta me partnerin per shkak se disi ne kete periudhe nuk po me pelqen te kem marredhenie seksuale, por edhe atehere kur kemi pasur, bashkeshorti ka leshuar spermen brenda. Une skam pasur informata se ben ose nuk ben ta besh nje gje te tille. As doktoresha ime nuk ma ka terhequr verejtjen... a ekziston ndonje rrezik? Pres pergjigjen tuaj.

Lolita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lolita.

Jo, nuk ekziston asnjë lloj rreziku, nëse ejakulacioni ndodh në vaginë kur gruaja është shtatzënë. E rëndësishme është të mos kryhesh marrëdhënie të sforcuara, të cilat mund të ndikojnë negativisht tek ecuria e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti