Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e mundshme pas abortit

Pershendetje doktoresh! Kisha 1 pyetje per ty. Para 12 ditesh pata nje abort. Isha vetem 2 muajshe dhe nuk e di nga me erdhi, pata dhimbje te madhe dhe pastaj gjakrrjedhje. Doktori me tha se femijen e humbe dhe se nuk kisha nevoje per pastrim, bera gjithashtu nje eko dhe kjo e konfirmoi me sakte kete. Doktori me tha qe vitaminat per prenatal duhet te vazhdoj ti marr, por me shqeteson nje gje. Per kuriozitet, sot bera testin e shtatzenise dhe me doli me 2 vija. Une dhe burri im jemi ruajtur gjate kesaj kohe. Mundet te kete ndodh ndonje shtatzeni e dyte apo mos valle kane ngelur perseri hormone prej shtatzenise se pare? Dhe sa duhet te pres te bej nje test tjeter? Faleminderit!

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta.

Pas abortit niveli i gonadotropinave korionike, vijnë duke ulur. Testi i shtatzënisë 12-të ditë pas abortit, edhe mund të tregojnë shtatzëni, pa qënë ajo e pranishme. Përsërite edhe një herë testin, një javë nga testi i fundit. Ka ndodhur që edhe tre ditë pas abortit, të ketë filluar një shtatzëni. Nëse testi do të rezultoj përsëri pozitiv, drejtohu tek mjeku gjinekolog për ekzaminim ekografik me sondë vaginale, ndonëse unë besoj se testi do të dalë negativ.

Të rekomandoj që të kujdesesh, dhe shtatzënia e rradhës të konceptohet pasi të kenë kaluar 6-të muaj nga aborti.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti