Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i lindjes

Persh. dr. Dita e pare e menstruacioneve ka qene 7.08.2011 mjeku qe e ka percjelle shtatzenine time e ka cek se me date 14 - 19 maj te lindi, deshta te dije a do te shtyhet ende termini dhe a a eshte normale kjo sa dite perafaresisht mundet te shtyhet pasi qe kam qene ne vizite, por ende nuk kam fillu me u pregadit dhe nuk kam kontraksione.

Elma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma.

Të dhënat që shkruan tregojnë se me datë 14 maj 2011, shtatzënia jote plotson 40-të javë ose 280-të ditë. Kjo është kohëzgjatja optimale, e pranuar si koha limit për lindje. Në praktikën e klinikës ku unë punoj, me plotsimin e kësaj kohe, mjeku që ndjek shtatzëninë tregon kujdes special për shtatzënën që mbush këtë periudhë kohore. Midis vlerësimit dhe kontrollit jetësor të fetusit, bën pjesë edhe stimulimi për fillimin e proçesit të lindjes.

Si shtyrje e kohës së lindjes, është pranuar edhe java e parë dhe në disa raste edhe java e dytë pas plotsimit të periudhës 40-të javë të shtatzënisë.

Uroj të lindësh sa më lehtë

/komuniteti