Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth grupit të gjakut

Doktoreshe jam shtatzene ne javen e 7, kam nje shtatzeni te pare te pa planifikuar. Gupin e gjakut "A" Rh - negativ e kam une, ndersa bashkeshorti im e ka "0" Rh pozitiv, a paraqet problem per bebin dicka, ju lutem ndonje sqarim, faleminderit.

Amina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amina.

Nëse është shtatzënia e parë, atëherë pas lindjes kontrollohet grupi i gjakut dhe rhezusi i fëmijës. Nëse fëmija rezulton me rhezus pozitiv, nëna duhet të bëj imunoglobulinën antirhezus mbrënda 72 orë pas lindjes. Nëse fëmija rezulton me rhezus negativ, nëna nuk ka arsye të bëjë imunoglobulinën antirhezus.

Për shtatzëninë e dytë, ose më tepër, nëna duhet të bëj titrin e imunizimit. Nëpërmjet tij përcaktohet trajtimi i saj nga mjeku gjinekolog, me qëllim që fëmija të mos ketë probleme.

Të uroj mbarësi.

Lumja (13 vite më parë)
Pershendetje, jam ne javet e para te shtatzenise dhe desha edhe une nje pyetje lidhje me grupin e gjakut, une jam Rh O +, ndersa burri nuk di ende grupin e gjakut. Pyetja ishte kjo: nese nena eshte me Rh + atehere pa marre parasysh grupin e gjakut te babes ska probleme per foshnje dmth vetem nese nena eshte me Rh -. a eshte keshtu apo mos po gaboj? Ju lutem te me informoni pak me detalisht rreth punes se grupit te gjakut pune te mbare!

/komuniteti