Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

Pershendetje jam Ana 25 vjeçare, me 14 mars kam pas nje missed abort ne javen e 9. Mjeku me tha te perdore Primolut Nor nga dita e 16 deri 25 (pas abortit), pastaj cikli me erdh ne diten e 28 (me 11 prill) por vetm 3 dite (zakonisht i kam patur nga 5 ose 6 dite). Pastaj kam bere disa analiza gjaku (Toxoplasma IgG-IgM, Rubeolla Virus IgG-IgM, Cytomegalo IgG-IgM, HSV 1IgG, HSV2 IgG, HSV IgM, Chlamidya IgA-IgM) dhe strisho vag. (strisho vag.dhe cerv.per bakt.pat., Str.cerv.per Chlamydiae, Ureaplasma, Mycoplasma), te gjitha keto analiza me kane dale mire, por me tha mjeku se duhet te pres deri ne 6 muaj per shtatzenine e radhes. Ne kete muaj cikli nuk me erdh fare dhe tha te perdore Utrogestan 2x1. Me fal qe e zgjata kaq shume, por me intereson te di a eshte dashte te beje edhe ndonje analize tjeter per gjetjen e shkakut te abortit dhe a eshte normal ky çregullim i ciklit? Ju lutem me ktheni pergjigje me intereson shume edhe mendimi i juaj.

Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Shumë, shumë mirë që analizat janë normale, por, po të rekomandoj të kryesh edhe analizën e kardiolipideve në gjak. Mundet të ketë edhe arsye të tjera si shkak të çrregullimit të ciklit, por, unë po vendos abortin. Me trajtim mjeksor, cikli menstrual shumë shpejt do rregullohet.

Është e rekomanduar, që shtatzënia pas një aborti të fillojë pas 6-të muaj.

/komuniteti