Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dieta si ndikim për mos konceptim

Pershendetje e nderuar, desha te ju bej nje pyetje, kam pas 2 aborte mbrenda 2 viteve te fundit, e kam pas ne mars 2010 dhe prej asaj kohe provoj me mbet po pa sukses, po qe 3 jave kam nis te perdori nje kafe per humbjen e peshes pasi pak kam shtuar peshe, a mundet me ndiku dicka kafja qe te mos mbes shtatzene pasi kam ndegju qe me kane thene qe per me mbet shtatzene duhesh te mos perdoresh 3 muaj asgje ndonje produkt per dobesim, efekti i kafes eshte punimi me i mire i metabolizmit ne fakt jashteqitja.

Dafina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina.

Nëse ke vendosur të fillosh një shtatzëni të re, të rekomandoj të kryesh konsultim para konceptimit. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme, pasi ke kaluar dy aborte. Fillimish mjekët duhet të gjejnë shkaqet e tyre dhe mundësisht t’i trajtojnë ato. Më pas, nga mjekët do të marrësh një seri të tërë këshillash dhe do kryhet një seri të tërë kontrollesh dhe ekazaminimesh mjekore për ta sjellë shëndetin tënd riprodhues në kushte optimale. Paralelisht duhet, që edhe bashkëshorti të kryej disa analiza mjeksore.

Dafina, kjo është rruga për fillimin e një shtatzënie të sukseshme.

Të them të drejtën, ato kafet për dobsim apo që pengojnë mbetjen shtatzënë, nuk i njoh.

Ju uroj mbarësi.

/komuniteti