Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja në javën e 38

Pershendetje, deshta tju pyes se une do te lindi me operacion ne javen e 38 d.m.th. ate dite i mbushi rrafsh 38 jave dhe kur isha ne javen e 34 mjeku me tha se beba peshon 2500 gram dhe 46 cm e gjate, pyetja ime adresuar juve eshte se sa ta merr mendja a do te kete peshe femija im deri ne javen e 38 dhe sa e gjate se do te lindi nje vajze, lindja pare, faleminderit e pres pergjigjen tuaj padurim, faleminderit dhe per fund a eshte rrezik qe po me duhet me lind beben ne javen e 38? Faleminderit.

Valentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Valentina, unë mendoj se është e rëndësishme është që fëmija të jetë mirë me shëndet. Me sa po kuptoj, madhësia e fëmijës është shkaku i zgjedhjes për mënyrën e lindjes me prerje cezariane. Nuk e gjej dot mënyrën për të përcaktuar rritjen e mundshme të peshës dhe gjatësisë së fëmijës tënd, pavarësisht se tregon sesa është pesha dhe gjatësia e tij në javën e 34-t.

Lindja në javën e 38-të të shtatzënisë, nuk ka asnjë lloj reziku për fëmijën nëse çdo gjë gjatë saj ka kaluar normalisht.

Të uroj suksese në mënyrën e zgjedhur për lindje. Gjithashtu uroj të të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti