Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çarja gjatë proçesit të lindjes

Pershendetje, une kam pasur lindje normale para 2 muajsh, kam pelcit ne vagine dhe me kane qepur, tani gjate marredhenieve seksuale me duket se jam pak sa e hapur! A egziston mundesia te bej ca kopsa shtese? Ju flm shuuume.

Erita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erita.

Gjatë lindjeve të vështira, ndonjëherë lind nevoja e hapjes së daljes/hyrjes së vaginës me prerje të kontrolluar. Nëse me fjalën “kam pëlcit në vaginë” do të tregosh se çarja ka qënë e pakontrolluar nga mjeku, nuk më vjen mirë.

Nga qepja e cikatricës, ndonjëherë mbetet më e hapur hyrja në vaginë sesa para lindjes, duke shkaktuar pakënaqësi gjatë raporteve seksuale. Ky difekt (nëse e quajmë kështu), është i korrigjueshëm nga mjeku gjinekolog.

Për më tepër mund të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/lindja/epiziotomia

/komuniteti