Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zgjatje e javëve të shtatzënisë

E dashur gjinekologe, zakonet e fundit i kam pasur me dt 14.08.2010 para dy ditesh kisha per te ber viziten e fundit tek gjinekologu mirepo ai me kontrolloi nga poshte dhe me tha qe e kisha bebin shume larte, me pas me tha shko bej nje eko. Bera ekon dhe me thane se bebin e kisha 3 kg 900g, gje qe me ka bere te futem ne diete, se nuk dua te me dale shume i madh femija, se e kam lindjen e pare, dhe lindje te lire, megjithese, un vet sjam shendoshur asnje gr cdo gje ma ka marr femija...pasi bera ekon shkova perseri te gjinekologu ne ate moment, dhe ai me tha te shkoj ne dt 28 te bej dhe nje vizite nga poshte, dhe me pas te me thote se kur do lind, po mua me ka bere pak merak kjo gje, se po me zgjate si shume kjo shtatzenia apo eshte normale? Dhe gjate ketyre diteve, kam dhimbje ne fund te barkut, sa me duket kur shkoj te urinoj sikur do me dali femija :P ndonjehere prerje, keto jane nga rendesa, apo bebi im po pregatitet te dali??? Ju falenderoj perzemersisht.

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Mesa po kuptoj, shtatzënia ndodhet në term. Është normale lindja edhe mbi 280-të ditë shtatzëni. Në disa raste është konstatuar lindje edhe mbi një javë dhe në disa raste më të rralla është konstatuar lindja edhe mbi dy javë nga dita e 280-të e shtatzënisë. Mjeku ka për detyrë të stimulojë lindjen, e nëse konstaton se diçka nuk është normale, mund të marrë vendimin që mënyra e lindjes të kryhet me prerje cezariane.

Shenjat që tregon, mund të jenë edhe shenja pregaditore për fillimin e proçesit të lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti