Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë dua ta di?

Ju pershendes shume, dua te di a jam shtatzene e kam be 1 kontrolle ne Gjermani, gjithcka me doli mire, por problemi se burrit tim i kane dale qelizat pak te dopeta por mjeku i tha qe ta largoj stresin, ai tash eshte shume mire d.m.th. stres me nuk ka, a eshte e mundur qe une te jem shtatzene se barkun e kam shume te fryer edhe koka me dhemb shume dhe gjithe kohen ne gjume e kaloj, ju lutem te me tregoni nese jam shtatzene se se qe 1 vit e pres nje bebe me padurim.

Eda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda.

Edhe mund të jesh shtatzënë, por që ta vërtetosh këtë dëshirë, bëj një test shtatzënie. Përgjigjen e testit, konfirmoje edhe një herë tek mjeku me ekografi vaginale. Nëse konfirmimi i shtatzënisë, del negativ, pretendoj që kontrolli i shëndetit tënd riprodhues dhe i bashkëshortit të bëhet i plotë. Mjeku gjinekolog që i ke besuar këtë problem i di me saktësi se si dhe çfarë analizash dhe ekzaminimesh duhet të bëhen.

Të uroj që sa më shpejt të plotsohet dëshira për shtatzëni.

/komuniteti