Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje e mbrendshme gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 8 te shtatzenise, kam pas gjakderdhje te mbrendshme, tani jam duke perdore hapa. Pyetja ime eshte, a mund te demtoj beben apo ta humb ate se shtatzenine e pare e kam humbur, te faleminderit per kohen qe ndan per mua.

Shqipe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Shqipe, më vjen keq që ke humbur shtatzëninë e parë. Besoj se mjeku i ka konstatuar shkaqet e kësaj ndodhie, dhe i ka trajtuar ato për të qënë normale dhe e shëndetshme për shtatzëninë e rradhës.

Duke shpresuar se gjakrrjedhja është për shkak të implantimit, mendoj se nuk është problem shqetësues. Besoj se mjeku të ka dhënë medikamente për të mbajtur shtatzëninë, prandaj ato nuk bëjnë keq.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti