Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime në shtatzëni

Miredita e nderuar, jam Linda, deshta tju pyes, e kam kaluar javen e 39 te shtatzenise para dy neteve e kam verejt se me ka dale nje cip e trashe e perzier me copeza, nga vagina po pa gjak edhe kam dhimbje ngapak, mbreme kam pas ka fundi i barkut dhe vagina, beba leviz ne menyre normale deshta tju pyes per sa me fillon lindja mas asaj se me ka dale edhe a ka ndonje rrezik me keto dhimbje te vogla se i kam cfare duhet te bej eshte femija i pare? Ju lutem te me ktheni pergjigje sa ma shpejt, ju faleminderit!

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Menjëherë duhet të shkosh në maternitet/shtëpinë e lindjes. Proçesi i lindjes ka filluar, sepse ka rënë tapa mukoide. Tashmë duhet të jesh në kontroll të vazhdueshëm të mjekut që i ke besuar lindjen e fëmijës tënd.

Uroj të lindsh sa më lehtë një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti