Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e virgjerise

Une per here te pare kisha marredhenje dhe nuk pata gjakderdhje pas humbjes se virgjinitetit...a mund te me ndihmoni lidhur me arsyen pse me ndodhi keshtu?

Ardiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tashmë për ju ka filluar një jetë e re. Çarja e himenit ka dërguar informacione të rëndësishme në organizmin tuaj. Me hormone të aktivizuara, organizmi fillon të ndryshojë formë dhe përgatitet edhe për ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me aspektin riprodhues dhe shëndetin riprodhues. Kjo është shumë e rëndësishme. Në këtë periudhë të jetës tuaj, ju rekomandoj të bëni vizitë gjinekologjike dhe një seri ekzaminimesh. Mjeku juaj gjinekolog do t’ju udhëzojë për më tej.

Por ju jeni e shqetësur për mos pasje të gjakrrjedhjes gjatë aktit të parë seksual. Mund t’ju them se cipa e virgjërisë ose himeni, është një membranë që mbulon hyrjen në vaginë. Ajo paraqitet në formën e palës e veshur me epitel skuamoz. Në mes ka një vrimë të vogël nga e cila rrjedh dhe del gjaku menstrual. Himeni është i pasur me vaza gjaku, që në momentin e marrëdhënies seksuale mund të çahet duke dhënë gjakrrjedhje të lehtë. Kjo mundësi ndodh në rreth 40% të rasteve.

Shumë femra të tjera kanë himen, me jo shumë vaza gjaku dhe në momentin e kryerjes së aktit seksual, këto vaza nuk çahen. Për rrjedhojë gjatë aktit seksual nuk ndodh gjakrrjedhje.

Gjithshtu nga ana anatomike ekziston edhe një lloj tjetër himeni. Ai quhet himen elastik. Në rastet e femrave që kanë këtë lloj himeni, marrëdhëniet seksuale kryhen pa e shkatëruar atë dhe pa dhënë hemorragji.

Edhe ju mund të bëni pjesë në një nga klasifikimet e mësipërme ose të një kombimi tjetër të mundshëm. Mund t’ju them se përveç të përbashktës, ndërtimi dhe sjellja e himenit në marrëdhënien e parë seksuale është e ndryshme dhe individuale. Nisur nga ky klasifikim, ju mund të bëni pjesë në grupin e femrave që nuk keni gjakrrjedhje në kontaktin e parë seksual, sepse laçeracioni apo çarja e himenit nuk ka takuar në vazë gjaku.

Nuk duhet të shqetësoheni për çfarë ju ka ndodhur, pasi rasti juaj është i verifikuar në afro 30% të marrëdhënie të para seksuale.

blertae (12 vite më parë)
Kam kryer mardhenje seksuale per her te pare,po ashtu edhe herene dyt , dhe nuk kam njder asgje as une e as partneri
Gesa (13 vite më parë)
Bravo

/komuniteti