Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i antibiotikut në shtatzëni

Pershendetje Dr.Keta.


Jam ne javen e 34 te shtatzenise. Kam kolle dhe mjeku me rekomandoi te marre 3x1 ne dite Hinkoncil dhe 2x1 ne dite Paracetamol me codeine. Doja te dija a mund ti perdore keto ilaçe dhe nga kollitjet e shpeshta a ka mundesi qe te me hapet qafa e mitres?

Lida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lida.

Nuk e di se çfarë është hinkoncil. Paracetamolin me kodeinë mund ta përdorësh pasi për moshën e shtatzëninë që je nuk ka efekte anësore. Kolla duhet eliminuar pasi shton presionin abdominal/të barkut.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti