Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kaluan 3 ditë nga termini i lindjes

Pershendetje doktoreshe, une jam Mimoza, kam bere pyetje edhe shume hera te tjera dhe me jeni pergjigjur shume mire, tani kam nevoje per mendimin tend, ju lutem pergjigjuni sa me shpejt. Kane kaluar 3 dite nga termini i lindjes dhe ende nuk kam as dhimbje as asgje tjeter terminin e kam pas me 16 maj. Çfare te bej? Sot lajmerova mjeken time me tha qe neser ne mengjes te paraqitem te ajo. Eshte me mire te shkoj te mjeku im apo te shkoj drejt ne spital edhe a eshte e demshme per femijen kjo gje sepse disa thojne qe femija fillon te pi ujin brenda dhe kjo nuk eshte e mire. Ju lutem me pergjigjeni sa me shpejte se eshte e mundur sepse jam e ankth te madh. Ju pershendes.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Drejtohu për në maternitet/shtëpinë e lindjes, pavarësisht se shenjat pregaditore apo shenjat e fillimit të proçesit të lindjes nuk kanë filluar. Mjeku që do presë lindjen duhet të tregoj kujdes special për shtatzënën që mbush këtë periudhë kohore. Midis vlerësimit dhe kontrollit jetësor të fetusit, bën pjesë edhe stimulimi për fillimin e proçesit të lindjes.

Si shtyrje e kohës së lindjes, është pranuar edhe java e parë dhe në disa raste edhe java e dytë pas plotsimit të periudhës 40-të javë të shtatzënisë.

Uroj të lindsh sa më lehtë, një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti