Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i fetusit

Pershendetje doktoresh! Ndodhem ne javen e 35 plus 1 dite te shtatzenise dhe sipas kontrolles qe e bera sot pozicioni i fetusit ishte me koke teposhte. A do te thote kjo qe lindja do te ndodh me para dates se parashikuar qe eshte deri me 21 qeshor apo mund mundet qe shtatzenia te vazhdoje deri ne javen e 40 me kete pozicion te bebes?

Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Pozicioni që ka marrë fetusi në këtë moshë të shtatzënisë, është normale. Pozicioni me kokë poshtë nuk tregon për ndonjë problem, dhe nuk është tregues se shtatzënia mund të përfundoj parakohe.

Mira, edhe pak ditë futesh në javët e fundit të termit. Kujdesi duhet të rritet, dhe në muajin e fundit kontrollet mjeksore duhet të bëhen çdo javë.

Të uroj mirësi deri në fund të shtatzënisë.

/komuniteti