Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat që tregojnë se lindja po afron

E nderuar zonje, shume here po te pyes sdi a te vijne fjalet, te henen mbrema e kam humbur tapen e mukozes, jam ne fund te javes se 39 te shtatzenise, deri dje kam pasur dhimbje te lehta sot kam vetem ne shpine perniher dhimbje, deshta te di se sa dite para lindjes mund te humbi kete tape, ju lutem me shkruani, ju pres me padurim!

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi.

Plasja e ujrave”, është shenja e dytë e fillimit të aktivitetit të lindjes. Rrjedhja e këtij, lëngu ndodh pa u ndjerë. Pa tapën mukoide dhe me ujra të plasura, shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë pa pasur kontraksione. E vetma mundësi, është infeksioni në rastet kur mungon higjena personale. Lajmërimi i mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes, është i domosdoshëm.

Nëse afrohet kalimi i 24 orëve, shtatzënat duhet të drejtohen menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes.

Si shenjë të tretë, janë kontraksionet. Kontraksionet fillojnë si një forcim i barkut, të shoqëruar me rëndim në fund të tij. Kohëzgjatja e kontraksioneve dhe intervali midis tyre, i bëhen të njohura mjekut. Në këtë fazë, frymëmarrja dhe frymënxjerrja me gojë apo me hundë, ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit.

Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.

Shpresoj se kam qënë e vlefshme në shpjegim.

Linda (13 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjet une kam shume dhimte ne bark ne fund ne shpine ne mes ndonjehere edhe nelt te barku kur behet i forte po motrat me thane se shume pak eshte holluar qafa e mitres dhe duhet ti pres dhimbjet te vijne ne cdo minute, deshta te di me keto se i kam une a jam afer lindjes?

/komuniteti