Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion gjenital

E nderuar doktoreshe, mbase eshte e pak si jashte pyetjeve te zakonshme, po une zdi ke te pyes dhe ju drejtova juve pasi me ndihmoni gjithmone, problemi eshte ketu qe e kam bashkeshortin dhe ne organet gjenitale i shfaqet here pas here si tip urdhe sikur i thahet lekura ne disa pjese keto dalin te pjesa e trupit te penisit jo te koka, ka dite qe zhduken dhe si duken me ka dite qe i acarohen dhe skuqen jemi bere dhe merak po ai ska shkuar te doktori se ska pas dhe kohe se ne pune gjithe diten, nga se mund te krijohen keto dhe si mund te kurohen? Ju flm shpresoj te me jepni nje pergjigje gjithe te mirat.

A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Mendoj se është infeksion i organeve gjenitale. Bashkëshorti të drejtohet patjetër tek mjeku androlog për diagnostikim dhe mjekim. Për ty rekomandoj të bësh analiza dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për tu diagnostikuar dhe trajtuar.

Ju uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti