Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartira në shtatzëni

Pershendetje per juve doktoreshe, kam hyre ne javen e 15 te shtatzenise, deri me tani kam pas shume te vjella dhe mundime mirepo me jane larguar, tani problemi tjeter eshte qe kam shume thartire ne lukth dhe kjo po me neverit shume...cfare duhet te bej? te zgjedh ushqimin apo kjo do te me percjell deri ne fund te shtatzenise. Gjithashtu kam edhe nganjehere dhimbje te mesit mirepo jo te shpeshta, analizat e urines i kam bere kane rezultuar mire, njashtu nuk kam dhimbje ne fund te barkut, a eshte kjo dhimbje e zakonshme ne shtatzeni. Gjitha te mirat nga Majlinda.

Majlinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda.

Mendoj se rregullimi i rregjimit të ushqimit, është problemi që ti duhet të bësh. Jo rrallë ndodh që prej ushqimit mund të ngrihet temperatura, të të dhëmbë/djegë lukthi apo të kruhet trupi.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzanisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin tuaj. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qendra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Ju duhet të bëni ushtrime për muskujt e shpinës, që t’i çkontraktoni ato si dhe të kufizoni qëndrimet e gjata në këmbë.

Ndonjëherë dhimbjet e shpinës fshehin një infeksion urinar apo një rrezik për abort, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. Kur ato vazhdojnë, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist gjinekolog.

Të uroj shërim të shpejtë.

Liza Z (12 vite më parë)
e tmerrshme !!!
Vesa2 (12 vite më parë)
Zoti na rujt a kane ndjenja ata njerez a jo

/komuniteti