Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Desha t`ju pyes per disa shqetesime qe i kam. Jam 5 muajsh e 2 jave shtatzene (femija i pare) dhe ne viziten e fundit, dr. me tha qe kam problem me vendosjen e femijes qe ndodhet ne fund te barkut, dhe me mitren qe eshte e vogel dhe femija prek ne muret e mitres, gje qe mund te jete arsye pse une nuk i ndjej shume levizjet e femijes. Gjithashtu kam edhe nje anemi te theksuar. Çfare keshilloni ne keto raste? Faleminderit.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela.

Lëvizjet e bebit, sigurisht të lehta në këtë periudhë të shtatzënisë, do ti ndjesh në nivelin e kërthizës. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, mitra rritet dhe arrin në fund të shtatzënisë deri nën harkun brinjor. Nuk kam ndigjuar ndonjëherë, që fetusi të prekë muret e mitrës. Organizmi është ndërtuar në atë mënyrë, që për shtatzëni normale kjo të mund të mos ndodhë.

Anemia vjen si rezultat i harxhimit të rezervave të hekurit nga fetusi. Marrja e ushqimeve që kanë hekur dhe suplemente me hekur, duke filluar nga java e 18-të deri në 45 ditë pas lindjen, rekomandohet për të gjitha gratë shtatzëna.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti