Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime

Pershendetje. Pyetja ime eshte qe kam menstruacione te bardha te trasha dhe jam pak si e lodhur, me flihet gjume, shpina po me dhemb dhe kam nganjehere si te perziera per vjellje. Ciklin e fundit e kam pas ne fillim te muajit maj dhe kam lind qe 8 muaj e kam femijen ne gji, cfare mendoni ju, cfare paraqesin keto simptome, a jane per t`u brengosur apo duhet te bej ndonje test shtatzenie apo jane kaluese? Faliminderit pune te mbare!

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Meqënëse menstruacionet e fundit i ke patur në fillim të muajit maj, duhet të presësh kohën e ardhjes së menstruacioneve të rradhës. Nëse ato nuk vijnë në kohën e pritshme, mund të bësh test shtatzënie.

Shenjat që tregon mund të jenë edhe pasojë e ndonjë infeksioni. Për ta përjashtuar këtë mundësi bëj një strisho vaginale.

Gjithë të mirat.

 

 

/komuniteti