Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e vogël e bebes në raport me javët e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe e nderuar, une jam Antigona te shkruaj nga Italia. Deshta tju drejtohem juve per disa shqetesime te mijat: une jam shtatzene ne javen 36+6 dite, dje isha tek gjinokologu me tha mire gjithcka tjeter pervec se beba pak e vogel ne krahasim me javet eshte 5 dite mbrapa, keshtu me ka thane vazhdimisht sa here kam bere kontrollat. Per ndryshe probleme tjera skam gjithcka deri ketu ka shkuar shume mire, mjeku me tha qe ska problem per kete ama une jam pak e shqetesuar, beba peshon 2.600 gr, mjeku gjithashtu me dha nje date per lindje prej 12 deri me 17 qershor, por une kisha pas deshire me dite mendimin e juaj per kete peshe te bebes dhe nje mendim rreth dates se lindjes, e lexoj shume kete faqe sinqerisht me pelqen dhe ketu gjej shume keshilla qe me ndihmojne shume, me respekt te vecante Antigona.

Antigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona.

Mendoj se pesha e bebit tënd prej 2.6 kg, për moshën e shtatzënisë është brënda persentileve (grafikëve të peshës dhe javëve të shtatzënisë) të zhvillimit të fetusit. Pesha e tij deri në lindje, do të vazhdoj të rritet. Prandaj nuk ke përse të shqetësohesh, sepse pesha e fëmijës në lindje mbi 2.5 kg, konsiderohet normale. E rëndësishme është që zhvillimi fetal të jetë sa më i mirë.

Të dhënat e tua tregojnë se dita e lindjes do të ndodhë pas rreth 21-22 ditë, është e pranueshme diçka më shumë ose më pak.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Antigona (13 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjen e juaj doktoreshe e nderuar, respekt.

/komuniteti