Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfarë nënkupton iugr?

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje. Jam ne javen e 35 dhe tash isha 1 jave ne spital per shkak se mjeku me tha se beba ka mbetur me zhvillim mbrapa iugr, cfare rreziku paraqet kjo a mundet femija me lind pa ndojne pasoje? Gjithashtu analiza e albumines me ka dale pak e ulet me jane enjtur kembet shume, a mundet qe prej kesaj te mos kete shtuar peshe beba, ju lutem te me pergjigjeni sa ma shpejte, ju faleminderit shume pres pergjigje.

Viki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viki.

Janë disa faktorët që ndikojnë në zhvillimin normal të fetusit. Kam përshtypjen se ti nuk je kontrolluar dhe vizituar gjatë shtatzënisë tek mjeku, prandaj është kjo situatë jo normale. Të ndodhur përpara këtij fakti, në këtë moshë të shtatzënisë, mund të të këshilloj vetëm ndjekje të vazhdueshme nga mjeku me ekzaminime doppler dhe ekzaminim kardiotokografik, dy herë në javë.

Zgjidhja e lindjes varet nga shumë faktor, por lindja me prerje cezariane do të mbetet e preferuar.

Shpresoj që bebi të mos ketë problem gjatë dhe pas lindjes.

/komuniteti