Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e dëshirës seksuale pas lindjes

Pershendetje, kisha nje pyetje, kam 10 muaj qe kam lindur pasi kam lindur gjithcka ka shkuar mire, mirepo nuk kam sekrecione te bardha aspak edhe ndjenjat per seks me jane humbur krejt, ju lutem a keni ndonje sqarim se me shqeteson shume ky fakt?!

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Janë vërtetuar shumë faktor që influencojnë në humbjen e dëshirës seksuale sidomos pas lindjes. Kjo gjendje vjen për shkak të periudhës së lehonisë, angazhimit që kërkon mirërritja e fëmijës së lindur, pagjumësisë gjatë natës që ndodh nga detyrimi për ushqim me gji të fëmijës, detyrimeve të tjera familjare si bashkëshorti, anëtarët e tjerë të familjes, punët e shtëpisë, fëmijët, puna e të tjera argumente si këto. Tek disa gra, ekuilibrat hormonalë zgjasin mbi periudhën puerperale, për shkak të rigjenermit me vonesë duke humbur kështu interesin seksual. Edhe gjendja e laktacionit është përcaktuar si faktor i humbjes së dëshirës seksuale.

Tek çiftet e reja, lindja e fëmijës së parë mund të jetë një arsye psikologjike e frenimit të të bërit seks me dashuri dhe dëshirë. Vëmëndja kryesore shkon drejt fëmijës, dhe të bërit seks nuk është më prioritet i jetës së tyre. Kulmi arrin atëherë kur nëna e re gjatë aktit seksual, mendjen e ka tek fëmijë dhe jo tek bashkëshorti apo akti që po kryen. Kjo nuk është normale. Prandaj është e këshillueshme, sidomos gratë pas lindjes, ta rimarin në dorë situatën e përmirësimit të marrëdhënieve bashkëshortore, e në veçanti marrëdhënie seksuale për të rikthyer lumturinë e familjes.

Si përfundim mbetet dhe aspekti i fundit që nuk duhet lënë pas dorë. Një kontroll i përgjithshëm tek gjinekologu për të përcaktuar gjendjen shëndetsore e në veçanti shëndetin dhe organet riprodhuese, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni, apo pasojë tjetër për shkak të aktit të lindjes.

Uroj t’i riktheheni sa më shpejt jetës tuaj normale.

/komuniteti