Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrje të shpinës

Pershendetje doktoreshe. Une menstruacionet e fundit i kam pasur me 16 shtator 2010, pastaj ne javen e 32 gjinekologu me ka thene se qafen e mitres e kam te hapur dhe kam bere regjim shtrati tre jave. Por ajo me ka bere shume mire dhe une s`kam pasur pastaj kurrfare dhimbje, por qe dy dite kane filluar dhimbjet e shpines por jo edhe te barkut si ne javen e 32. Keto dhimbje jane si therrje. Deshiroj te me pergjigjeni a mendoni se lindja me eshte afruar ose cila eshte arsyeja e kesaj? Ju falenderoj paraprakisht... pres pergjigjen tuaj!

Eda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda.

Dhëmbjet e shpinës, nuk janë si shkak i afrimit të ditës së lindjes, por vijnë si shkak i ndryshimit të drejtimit të qëndrimit nga pesha e shtatzënisë e cila në këtë periudhë të saj është e madhe. Për të mbajtur ekuilibrin e ri, muskujt e kurrizit tërhiqen duke ndjerë dhëmbje. Si këshillë të rekomandoj që të qëndrosh sa më pak në këmbë, ndërsa ecja të bëhet me këpucë të sheshta. Gjatë qëndrimit ulur, karriket me shpinore të drejta janë shumë më komode se sa divanët apo kolltuqet. Ndërsa shtrirë, pozicioni më i mirë është anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në lindje.

Eda (13 vite më parë)
Faleminderit shume e nderuar per pergjigjen tuaj

/komuniteti