Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Miredita doktoreshe, jam shtatzene, jam ne javen e 37, po kam dhimbje ka pak, edhe beba eshte kthyer mbare, kisha deshire me dite edhe sa dite do te lind, menstruacione te bardha po kam nga pak. Pune te mbare!

Ilirjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Pozicioni me kokë poshtë, është pozicion normal që marrin fëmijët në barkun e nënës disa javë para termit. Nëse me termat “beba është kthyer mbarë”, do të tregosh se ka marrë pozicion me kokë poshtë, atëherë shumë mirë. Ai po përgatitet për të dalë, por do edhe ca ditë.

Në këtë periudhë të shtatzënisë edhe dhëmbje do kesh nga pak Ilirjana, e rëndësishme që ato të mos jenë si pasojë e sekrecioneve të shtuara që shkruan. Bëj një strisho vaginale, për ta hequr merakun.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Ilirjana (13 vite më parë)
Doktoreshe perseri Ilirjana, pata deshire me te pyet edhe njehere per urinen, doktoreshe po urinoj shpesh edhe shume.

/komuniteti