Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qumështi gjatë shtatzënisë

Me falni doktoreshe. Tani jam ne muajin e 9 te shtatzenise ama qumeshti me ka ardhe qe prej muajit mars...a mund te me tregoni qfare te perdore tash para shtatzenise per mos me pas qarje, dhe a eshte normale kjo gje per qumeshtin?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Për shkak të ndryshimeve hormonale, pas tremujorit të parë të shtatzënisë është normale që gjinjtë mund të rrjedhin kulloshtër, lëng i trashë, i verdhë si qumësht. Për të ruajtur kokat/thithkat e gjirit nga plasaritjet gjatë rrjedhjes së kulloshtrës, vendoset një garzë/napë të pastër për të thithur lëngun. Nëse thithkat janë të plasaritura, gjiri duhet të lahet 2-3 herë në ditë me ujë të ngrohtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti