Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat e mia

Pershendetje. Flm per te gjithe mundin qe ben per te na kthyer pergjigje shqetesimeve tona. Jam 40 vjec kam dy femije me i madhi eshte 19 vjec. Kam perioda te shumta dhe me zgjasin 5 dite. Vallet e syve i kam shume te nxira (te theksuara) Kembet i kam te ftohta. A ndikojne periodat ne anemi dhe mos jam edhe une anemike? A ka ndonje menyre qe te mi lehtesoje periodat?

Shqipja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe.

Mundet që nga humbjet e shumta të gjakut në ditët e periodave, të jesh anemizuar. Megjithatë, ankesat që referon më bëjnë të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të përjashtuar edhe dy mundësi; gjendjen e uterusit fibrosklerotik dhe/ose praninë e ndonjë fibromiome të mundshme. Analiza e gjakut si dhe ekzaminimet ekografike, përcaktojnë diagnozën.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti