Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e shpines

E nderuar doktoresh, kam lindur qe 5 muaj dhe shpina me dhemb gati cdo nate, diten ma pak kam dhembje, qka me keshilloni te veproj, flm per mirekuptim.

Arjeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Rigjenerimi dhe rikthimi i organizmit të gruas pas lindjes, në gjendjen e paralindjes, përfundon me mbarimin e periudhës së lehonisë. Arjeta, meqënëse gjithmonë ekziston një mundësi, unë mendoj se problemi yt nuk ka të bëjë me lindjen që keni bërë para 5 muajsh.

Dhimbja e shpinës mund të vijë për arsye të ndryshme para, gjatë apo pas lindjes. Është e mundur që shkak të jetë ndonjë problem i sistemit kockor ose i muskujve (tërheqje muskuli, këputje mishi, etj) ose i ndonjë shkaku tjetër. Meqënëse ti nuk ke aritur të specifikosh se nga vjen ajo, të sygjeroj që si fillim të bësh një kontroll mjeksor tek mjeku ortoped (mjeku i kockave). E kështu duke marrë përgjigje hap pas hapi është e mundur që të gjendet shkaku i dhimbjes së shpinës.

Të uroj shëndet ty, familjes e në veçanti bebit tënd 5 muajsh.

/komuniteti