Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edema e këmbëve

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 21 mirepo me jane shfaqur edemat ne kembe, tensionin e kam 100\60. Ju faleminderit per pergjigjen tuaj!

Marigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona.

Duke përjashtuar tensionin e gjakut si shkak i edemave, mund të thuhet se me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet mitra duke vështërsuar qarkullimin e gjakut nga enët e tij që kalojnë nëpërmjet barkut. Kjo situatë shkakton edemë/fryrje sidomos tek këmbët, të cilat bëhen më të dukshme gjatë lodhjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.

Për të lehtësuar këtë situatë, rekomandohet që disa herë gjatë ditës, shtatzëna të shtrihet me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit. Gjatë shtrirjes për gjumë, shtatzëna duhet të marrë pozicion majtas

Gjithë të mirat.

/komuniteti