Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Preeklampsia

Pershendetje doktoreshe! Desha nje pyetje te shkurte. Ne javen e 22 te shtatzenise, klinika me pak edeme te anesive te poshtme, me gjurme te proteinave ne urine, me tension 100/60 a mund te jete preeklampsi?

Vesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa.

Jo çdo kombinim shenjash, mund të nxjerrë në një diagnozë. Unë nuk mendoj se ndodhesh përpara eklapsisë apo preeklamsisë, sepse tensioni i gjakut duhet të jetë bënda disa kushteve e ndër më kryesoret vlera e tij duhet të jetë mbi 140/90 mm/Hg, ndërsa proteriunia duhet të jetë më e madhe se 300 mg/ditë.

Megjithatë, të rekomandoj që diagnozën e plotë dhe të saktë ta marrësh nga mjeku që të ka realizuar ekzaminimet dhe vlerësimet klinike.

Për edemat e anësive të poshtme të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/komplikimet/enjtja-e-kembeve-gjate-shtatzanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti