Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e gjakut

Pershendetje. Jam shtatzene ne muajn e 5-te bera analizen e gjakut mirepo me doli se i kam pak proteinat 5.78, albuminet 3.26, cfare me sygjeroni te perdore, dhe a mundet te kete ndonje pasoje fetusi nga keto? Faleminderit!

Gane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gane.

Nëse ke bërë elektroforezën, është normale që niveli i proteinave dhe i albuminës të jetë pak më i ulët tek një grua shtatzënë. Kujdes me dietën ushqimore. Paralelisht kërkohet ndjekje më rigoroze e rritjes së fetusit, se sa tek gratë e tjera. Kjo bëhet nëpërmjet kontrolleve dhe ekzaminimeve të vazhdueshme ekografike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti