Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ilaçet gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam ne javen e 19 te shtatzenise, por kam nje problem me veshet, kam bllokim dhe pak dhimbje. Faktikisht kam pas problem me veshet edhe para shtatzanise dhe i kam kuru me antibitik, por tani nuk di si te veproj, kam perdorur Alkol Borik dhe nuk e di nese kam bere gabim, por vec me qeteson per momentin. Ju lutem doktoresh cfare me sygjeroni.....?

Nora Dardha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Të rekomandoj konsultë me mjekun otorinolaringolog, i cili do të vendosë për mjekimin e problemit të veshëve gjatë shtatzënisë. Edhe nëse do udhëzoj të përdorësh antibiotikë, ai do zgjedhë ato antibiotikë që nuk influencojnë në shtatzëni. Nuk mendoj se ke bërë gabim, që ke përdorur acid borik për qetësimin e dhëmbjeve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti