Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në javën e 22 të shtatzënisë

E nderuara znj. doktoreshe, jam ne javen e 22 te shtatzenise, por mbreme kisha shume gjakderdhje, tani me eshte ndal pak por a eshte rrezik aborti sepse nga fillimi i shtatzenise kam pas gjithmone nganjehere gjakderdhje, kam dy aborte me pare tani eshte hera e trete qe ngela shtatzene, nuk kam femije akoma, jam e stresuar per kete gje se a mund ta mbroje shtatzenine time ne ndonje menyre? Ju pershendes perzemersisht.

Besarta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besarta.

Kur gjatë shtatzënisë gruaja ka gjakrrjedhje, menjëherë duhet të paraqitet tek mjeku për të vlerësuar situatën. Besarta, më duket se nuk ke shkuar asnjë herë tek mjeku. Ndryshe nuk mund të besoj që gjakrrjedhja, ka qënë e pranishme gjatë gjithë shtatzënisë tënde. Duhet të kesh besim tek mjekët dhe të rekomandoj të ekzaminohesh dhe të zbatosh këshillat e tyre. Gjakrrjedhja, tregon rrezikun e abortit. Prandaj të rekomandoj që menjëherë të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, për të diagnostikuar gjakrrjedhjen.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti